15 vjet nga trazirat e Marsit: Kështu e përshkruanin raportet e UNMIK-ut

Mitrovica

15 vjet nga trazirat e Marsit: Kështu e përshkruanin raportet e UNMIK-ut

Më: 18 mars 2019 Në ora: 07:42
Pamje nga trazirat e marsit

Edhe pse kanë ikur plotë 15 vjet nga trazirat e 17 marsit 2004, kur qytetarët u revoltuan pas mbytjes së dy fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër, ende nuk ka drejtësi.

Por mbytja e tyre ngjalli reagime të ashpra që kulmuan me protesta thuajse në mbarë vendin dhe më pas sistuata eskaloi ku u vranë 19 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërsa edhe kësaj dite nuk dihet si ranë fëmijët në lum dhe si u organizuan protestat, administrata e atëhershme e UNMIK-ut po më 2004-të, konkretisht më 30 prill dhe 30 korrik përpiloi dy raporte për ngjarjet në fjalë.

Raporti i 30 prillit 2004…

Në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të botuar më 30 prill 2004, theksohej se në ato protesta humbën jetën 19 persona, nga të cilët , theksohej se në ato protesta humbën jetën 19 persona, nga të cilët 11 ishin shqiptarë të Kosovës dhe 8 ishin serbë të Kosovës, derisa, 954 persona të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.

“Përveç kësaj, 65 policë ndërkombëtarë, 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) dhe 61 punonjës të Forcës së Kosovës (KFOR) kanë pësuar lëndime. Përafërsisht 730 shtëpi që u përkisnin pakicave, kryesisht serbëve të Kosovës, ishin dëmtuar ose shkatërruar. Në sulmet ndaj trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës, 36 kisha ortodokse, manastire dhe vende të tjera fetare e kulturore ishin dëmtuar ose shkatërruar. Vendet e adhurimit që u sulmuan datojnë që nga koha e shekullit të katërmbëdhjetë. Dy prej tyre janë të renditura nga UNESCO si vende kryesore të rëndësisë universale dhe e treta renditet si një vend me rëndësi rajonale. Përveç kësaj, prona e UNMIK-ut dhe KFOR-it ishte dëmtuar ose shkatërruar”, thuhej në raport.

Në këtë raport, theksohej se Policia e UNMIK-ut po heton në mënyrë aktive të gjitha incidentet që kanë të bëjnë me ngjarjet e dhunshme, kur deri në atë kohë, hetimet kishin rezultuar më mbi 260 arrestime në lidhje me dhunën.

“Janë bërë edhe 400 arrestime për shkelje të ndalim-qarkullimit, të cilat kanë pasur janë vendosur në disa zona nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut për të parandaluar dhunën. Prokurorët ndërkombëtarë po punojnë aktualisht në më shumë se 45 raste dhe rreth 120 raste të tjera po trajtohen nga gjyqësori vendor. Duke pasur parasysh shkallën e dhunës, megjithatë, është e qartë se kapaciteti shtesë hetues është ende i nevojshëm për të lejuar autoritetet e zbatimit të ligjit për të ndjekur dhe përfunduar në mënyrë efektive hetimet në kohën e duhur”, thuhej e tutje në raport.

Raporti i 30 korrikut 2004…

Edhe në një raport tjetër të UNMIK-ut të publikuar më 30 korrik 2004, theksohej se është bërë progres i konsiderueshëm për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për dhunën në mars.

“Aktualisht, prokurorët ndërkombëtarë po trajtojnë 52 raste që përfshijnë krime të rënda. Këto përfshijnë hetimet gjyqësore në 20 vdekjet e lidhura me dhunën në mars. Janë hapur disa raste kundër organizatorëve të dhunës, duke përfshirë rastet e dhunës ndëretnike. Hetimet në zjarrvënie si dhe dhuna e ushtruar kundër policisë dhe KFOR-it janë në proces. Nga këto hetime, 17 raste janë në fazën e hetimeve gjyqësore, të cilat përfshijnë 34 të pandehur, 18 prej të cilëve janë në paraburgim. Përveç kësaj, janë lëshuar pesë aktakuza. Gjyqësori vendas është duke trajtuar më shumë se 260 raste të lidhura me dhunën, duke përfshirë vjedhjen, zjarrvënien, sulmet ndaj zyrtarëve dhe kundërvajtjet. Përveç kësaj, 80 persona tashmë janë dënuar për kundërvajtje duke marrë dënime duke filluar nga vërejtjet e gjykatës dhe gjobat deri në 200 euro për dënime për një periudhë prej dy deri në gjashtë muaj burgimâ ? , thuhej në raportin e korrikut 2004.

Megjithatë, ende nuk dihet saktë nëse këto protesta të cilat eskaluan në dhunë ishin të orkestruara nga dikush për motive të qëllimshme apo jo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat