U mbytën në lumin Ibër, banorët kërkojnë drejtësi për tre fëmijët

Mitrovica

U mbytën në lumin Ibër, banorët kërkojnë drejtësi për tre fëmijët

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:21
Mitrovica

Sa herë del në afërsi të Ibrit Zaim Deliu kujton me emocione ditën e kobshme kur djali i tij bashkë me dy fëmijë të tjerë u mbytën në këtë lum në mars të vitit 2004.

Ai ende është i bindur se tre fëmijët ranë në Ibër nga frika, derisa ende beson se përgjegjës janë serbët lokal.

‘Këta njerëz enden të lirë edhe pas 15 vjetëve’, tha Deliu për televizionin publik të Kosovës.

Mbytja e këtyre tre fëmijëve shkaktoi trazira ku si pasojë mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe tetë serbë.

15 vjet më pas shqiptarët por edhe serbët e kësaj zone thonë se nuk kanë probleme të theksuara ndërmjet vete.

Për shkaqe sigurie gjatë gjithë kohës në rrugët e fshatit qarkullojnë vetura të policisë.

Fshati Çabër është i vetmi vendbanim me shqiptarë që i përket komunës së Zubin Potokut.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat