Mitrovicë: Jep dorëheqje rektori i Universitetit të Prishtinës

Mitrovica

Mitrovicë: Jep dorëheqje rektori i Universitetit të Prishtinës

Nga: F.B Më: 22 mars 2019 Në ora: 19:45
Mitrovicë

Rektori i Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë Rade Grbiç ka parashtruar dorëheqje nga posti për shkaqe familjare, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Në dorëheqje Grbiç  shkruan se paraqet dorëheqje „ për shkak të arsyeve familjare” ndërkohë që njofton se dorëheqje paraqesin edhe anëtarët e “ekipit të tij”.

„Duke respektuar vendimin tim , së bashku me mua dorëheqje paraqesin edhe anëtarët e ekipit tim, por do të vazhdojmë të kontribuojmë si profesor në Universitetin tonë dhe të arsimojmë elitën intelektuale në Serbinë tonë. Universiteti në krye me udhëheqjen e re do të vazhdoj të punoj sipas  planit arsimor në harmoni me vendimin e ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë”, shkruan në dorëheqjen e Grbiç.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat