Çmenden serbët, “UÇK” gjithandej veriut të Mitrovicës

Mitrovica

Çmenden serbët, “UÇK” gjithandej veriut të Mitrovicës

Nga: F.B Më: 4 prill 2019 Në ora: 14:37
UÇK

Në anën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë janë shkruar grafitë “UÇK”, "Kosova është Shqipëri" etj, shkruan”B92” transmeton “Bota Sot”.

Grafit-ët janë të shkruara me ngjyrë të gjelbër në afërsi të urës dhe në vetë urën ka njoftuar Radio Kontakt plus, të cilës në policinë e Kosovës I kanë thënë se do hetohet rreth kësaj.

Edhe në pjesën jugore është njoftuar për grafitë të kësaj përmbajtje, që nuk dihet nga kush janë shkruar, por shihen se shkruan “F*CK SRB”.

Ndër grafit-ët tjera ndodhen edhe ato “B13”, “Kosova është Shqipëri”, “Torcida 1984”.

Zëvendës komandanti I policisë në regjionin veri Besim Hoti ka thënë për Radio Kontakt plus se janë raportuar grafit-ët dhe në vend ngjarje ka dal policia dhe janë ndërmarr masa që të mësohen kryesit e kësaj vepre.

“Sigurisht do hapet rasti në lidhje me këtë, Do të kontaktohet prokurori publik dhe do nisin hetimet”, ka thënë Hoti.

Konfirmohet se në urën kryesore mbi lumin Ibër, sot para mesditës kanë qëndruar edhe një grup i madh i ushtarëve të KFOR-it.

Si dihet ura kryesore e Ibrit është e mbuluar me vëzhgimin e kamerave 24 orë dhe aty janë vazhdimisht prezent pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat