Ky është njeriu që u gjet i vdekur sot tek Ibri, ishte 52 vjeçar

Mitrovica

Ky është njeriu që u gjet i vdekur sot tek Ibri, ishte 52 vjeçar

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:50
Vendi i ngjarjes

Pasditen e sotme një trup i pajetë u gjet në afërsi të lumit Ibër, pikërisht në pjesën tek “Tre rrokaqiejt”, vend i banuar me shumicë shqiptare.

Reporteri.net mëson se trupi i pajetë është identifikuar, pas shumë vështirësive meqë nuk i ishin gjetur dokumente, është i një 52 vjeçari që quhet Agim Gushani.

Siç mëson media nga burime brenda Policisë, viktima i përkiste komunitetit rom, dhe dyshohet se vdiq nga mbidoza e narkotikëve.

Ndërkohë, Policia zyrtarisht deri tani nuk ka dhënë shumë detaje, përveç që kanë konfirmuar gjetjen e trupit dhe dërgimin e tij për Obduksion. Besim Hoti më herët nuk ka hapur telefonin për gazetën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat