48 orë ndalim për burrin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

Mitrovica

48 orë ndalim për burrin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton publikun që i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, të dyshuarit R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjene veprave penale“Vrasje e rëndë në tentative” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti dyshohet që sot me datë 05 prill 2019 rreth orës 13.00 në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.

Brenda afatit të paraparë ligjor, prokurori i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës do të bëjë kërkesën për caktimin e masën e paraburgimit, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat