Panairi në Mitrovicë ofron rreth 500 vende të punës

Mitrovica

Panairi në Mitrovicë ofron rreth 500 vende të punës

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:04
Foto

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke u shprehur i kënaqur që është pjesë e hapjes së këtij panairi, tha se ky panair është një mundësi e mirë si për bizneset ashtu edhe për punëkërkuesit që të përfitojnë nga njëri tjetri.

Ai ka apeluar, sidomos tek të rinjtë, që ta vizitojnë këtë panair dhe të shikojnë të gjitha mundësitë që ofrojnë kompanitë pjesëmarrëse.

Ndërsa, drejtori i Zyrës së Punësimit në Mitrovicë, Besmir Salihu, pasi ka falënderuar organizatorët e këtij panairi, ka folur për rëndësinë e këtij panairi, ku punëdhënësit dhe punëkërkuesit kanë mundësi të marrin informacione për tregun e punës. Ndryshe, ky panair u organizua nga Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës(APRK), Komunën e Mitrovicës dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). 
 

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat