Zyrtare: Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

Mitrovica

Zyrtare: Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:20
Bedri Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë.

Hamza kandidaturën e tij e paraqiti sot në mbledhjen e kryesisë cila u mbajt në selinë e PDK-së, dega Mitrovicë.

Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar Valdete Idrizi, ish kandidate e PDK-së për kryetare të Mitrovicës.

Kujtojmë se PDK është në përfundim të zgjedhjeve nëpër degë dhe në muajin maj pritet të mbahet Konventa e kësaj partie ku do zgjedhen organet e reja drejtuese.

Kreu aktual Kadri Veseli pritet të marrë dhe një mandat katër vejçar në krye të partisë.

Kujtojmë se procesi zgjedhor nëpër degë të PDK-së nuk ka kaluar paqësisht në të gjitha komunat.

Në Skenderaj ka pasur jo pak përplasje mes të ashtuquajturit grupit të Sami Lushtakut në njërën anë dhe Nuredin Lushtakut e Bekim Kamishit që janë përkrahës të kreut të Skenderajt Bekim Jashari.

Kujtojmë se Sami Lushtaku ditë më parë ka bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat