Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se Shkurta Shosholli Musa i është bashkangjitur Aleanca Kosova e Re.
Ai ka thënë se Shosholli Musa ishte asambleiste nga radhët e PDK-së.
Postimi i plotë:
Sikurse zonja Shkurta, ashtu edhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët ia dojnë të mirën e qytetit të tyre janë të mirëseardhur të i bashkangjitën vizionit, vullnetit dhe preukupimit tonë për një Mitrovicë më të mirë.
Ashtu siq është e ditur se znj. Shkurta Shosholli Musa ka qenë asambleiste nga radhët e PDK-së, nga sot e tutje ajo është pjesë e familjës së grupit të asambleisteve te Akr-së.
Faleminderit Shkurta, na priftë e mbara!
AB