Pas gjetjes së trupit të pajetë të 27 vjeçarit, vjen deklarata e Bahtirit

Mitrovica

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 27 vjeçarit, vjen deklarata e Bahtirit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 00:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 27 vjeçarit, nga rrënojat e Hotel Adriatikut, ka ardhë edhe deklarata e parë nga Komuna e Mitrovicës.

Nehat Bahtiri, drejtor për Shpëtim në komunën e Mitrovicës, ka thënë se procesi i kërkimit ka qenë delikat sepse ka pas shpresa që viktima mund të ishte gjallë.

“Pas një pune shtatë orëshe, kemi arritur të gjejmë trupin e viktimës të cilin kemi shpresuar ta gjejmë të gjallë. E kemi gjetur pa shenja jete, u shprehim ngushëllime familjarëve. Procesi ka qenë shumë delikat sepse kemi shpresuar se viktima ishte ende gjallë. Jemi munduar me veprime të ngadalshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat