PSD reagon për rastin tragjik që ka ndodhur në Mitrovicë

Mitrovica

PSD reagon për rastin tragjik që ka ndodhur në Mitrovicë

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:23
Mitrovicë

Partia Socialdemokrate ka reaguar në lidhje me rastin tragjik që ka ndodhur më 22 prill në Mitrovicë ku gjeti vdekjen Visar Behrami.

Sipas PSD-së rasti tragjik ne Mitrovicë, ku punëtori 27 vjeçar Visar Behrami, humbi jetën në vendin e punës, tregon edhe njëherë se punëtorët në Kosovë trajtohen në mënyrë skandaloze dhe se nuk kanë fare siguri në punë.

“Pushteti qendror, në shumë raste edhe ai lokal, nuk po e vret mendjen për këtë gjendje alarmante, teksa raste të tilla po bëhen të zakonshme. Punëtorët pa kontrata pune, pa siguri në punë, me paga të pamjaftueshme për nevojat bazike e të cilët punojnë me orar të tejzgjatur, nuk kanë kurrfarë përkujdesje e mbrojtje nga shteti. Në anën tjetër, janë institucionet lokale e qendrore që mbyllin sytë para të fortëve të cilët tolerohen të shkelin ligjet dhe të shfrytëzojnë punëtorët në funksion të kapitalit të tyre financiar”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Sipas PSD-së rasti në Mitrovicë është fatkeqësisht dëshmi e kësaj.

“Është shembull i papërgjegjësisë së qeverisjes lokale, e cila po lejonte ndërtim pa leje midis qytetit, nën rrënojat e të cilit gjeti vdekjen një punëtor. Është po ashtu pasqyrim i nevojës që të rritet numri i inspektorëve, për t’u bërë prioritet siguria e mirëqenia e punëtorit dhe për t’u vendosur rend e rregull në ndërtim”.

PSD e prekur thellë nga kjo vdekje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Behrami dhe gjithë të afërmve të viktimës. Njëkohësisht kërkon që organet përgjegjëse t’i vendosin para ligjit dhe të dënojnë përgjegjësit e kësaj fatkeqësie.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat