Drejtori i kompanisë Uniteti në Mitrovicë: Më parë jam kërcënuar nga personi që e ka ndihmuar Sami Lushtakun të arratiset

Mitrovica

Drejtori i kompanisë Uniteti në Mitrovicë: Më parë jam kërcënuar nga personi që e ka ndihmuar Sami Lushtakun të arratiset

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:09
Gazmend Morina

Drejtor i kompanisë Uniteti në Mitrovicë, Gazmend Morina, ka folur në emisionin Info Magazine për sulmin e ditës së sotme që ndodhi nga banorët ë fshatit Koshtovë, në Mitrovicë, të cilët protestuan për shkak të një deponie mbeturinash aty.

Sipas Morinës, ai sot në këtë fshat është sulmuar fizikisht nga banorët, por me sulme gjatë kryerjes së punës së tij është përballur edhe më herët.

“Sigurisht se ndihem i rrezikuar. Vazhdimisht kam pasur kërcënime të ndryshme më herët. Janë të njoftuar edhe kolegët gazetarë, pra nuk është kërcënimi i vetëm që e kam pasur sot. P.sh., një javë pasi e kam marrë pozitën e drejtorit ka qenë Klan Kosova të bëjë storie për shkak se unë jam sulmuar në zyre fizikisht nga një grup punëtorësh të cilët janë motivuar nga persona të caktuar që i kam përmendur atëherë”.

“Kjo ndodh për shkak se 62 përqind të aksioneve të kompanisë Uniteti i ka Komuna e Mitrovicës, 28 përqind Komuna e Vushtrrisë dhe 10 përqind të aksioneve i ka Komuna e Skënderajt. Gjashtë vjetët e fundit me kompaninë ka udhëhequr Komuna e Skenderajt, dhe sulmi u bë nga Skender Tahiraj, i cili është me ndikim prej Komunës së Skenderajt dhe i cili ka dy aktakuza të ngritura për Sami Lushtakun për shkak se i ka ndihmuar të arratiset edhe prej QKUK-së edhe një aktakuzë tjetër në mbrojtje të tij”.

“Rasti i sotëm nuk e di a ka prapavijë politike, mirëpo në raste të caktuara unë kam marrë kërcënime direkte nga personat që i përmenda”.

“Nuk i kam raportuar tek organet gjegjëse për shkak se më duket që po bëhem i tepërt. Raporto çdo ditë për kërcënim, kërcënim, kërcënim… Po më duket se po bëhem i tepërt. Unë kam vazhduar ta ushtroj detyrën time dhe të mos merrem me to”.

“Nuk jam i frikësuar, por i kërcënuar. Nuk frikësohen përderisa kam të drejtë, e kryej detyrën time, e kryej punën time me nder, nuk i frikësohem askujt përveç Zotit dhe ligjit”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat