Hoxha: Në Mitrovicë, Dekada e Re po fuqizohet me zgjedhjet e brendshme

Mitrovica

Hoxha: Në Mitrovicë, Dekada e Re po fuqizohet me zgjedhjet e brendshme

Nga: Z.B Më: 28 prill 2019 Në ora: 15:44
Foto nga takimi

Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimit Evropian, mori pjesë në hapjen e procesit të brendshëm zgjedhor në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, përcjell “Bota sot”.

Hoxha përmes një postimi në Facebook i vlerësoi si shtytje e re për organizim edhe më të mirë, gjithëpërfshirje dhe vlera me besim, zhvillim dhe integrim.

Postimi i plotë:

Sot, në Mitrovicë, Dekada e Re po fuqizohet me zgjedhjet e brendshme, në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, duke zgjedhur Kryetarin e degës dhe strukturat lokale dhe përfaqësuesit për nivelin qendror. Gjithsesi, Mitrovica merr vëmendjen më të madhe se zgjedhjet në degët tjera në vend, duke qenë degë e liderit tonë, Kadri Veseli dhe udhëheqësve të dëshmuar në nivel nacional. Këto zgjedhje, janë shtytje e re për organizim edhe më të mirë, gjithëpërfshirje dhe vlera me besim, zhvillim dhe integrim. Urime procesi zgjedhor, gëzuar!

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat