Inspeksioni mbyll dy lokale në Mitrovicë, nuk respektuan orarin e punës

Mitrovica

Inspeksioni mbyll dy lokale në Mitrovicë, nuk respektuan orarin e punës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:16
Inspeksioni mbyll dy lokale në Mitrovicë

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti në bashkëpunim me Policinë e Kosovës mbrëmë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në rajonin e qytetit të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00.

Kështu, komuna ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej shtatë subjekte afariste, ku pas inspektimit u konstatua se dy prej tyre nuk e kanë respektuar Rregulloren Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

Me këtë rast, Inspektorati i Tregut dhe ai Sanitar kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve deri në eliminimin e parregullsive. 

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat