Nuk respektojnë orarin e punës, mbyllen dy lokale në Mitrovicë

Mitrovica

Nuk respektojnë orarin e punës, mbyllen dy lokale në Mitrovicë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 17:01
Mitrovicë

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë, mbrëmë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në rajonin e qytetit të Mitrovicës.

Sipas komunës së Mitorivcës, qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00.

“Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej shtatë subjekte afariste, ku pas inspektimit u konstatua se dy prej tyre nuk e kanë respektuar Rregulloren Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste. Me këtë rast, Inspektorati i Tregut dhe ai Sanitar kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve deri në eliminimin e parregullsive”, thuhet në komunikatën e komunës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat