KQZ gati për zgjedhje në katër komunat - Bota Sot
KQZ gati për zgjedhje në katër komunat

Mitrovica

KQZ gati për zgjedhje në katër komunat

Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:07
Ilustrim

Në datën 19 maj në katër komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, dhe konkretisht Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune.

Valmir Elezi zëdhënës i KQZ -së bëri me dije se kanë bërë kërkesë për 471 mijë euro që nevojiten për zgjedhjet në komunat veriore.

Ai bëri me dije se janë tri parti që do të marrin pjesë në zgjedhje. Sipas tij mandati i kryetarëve në veri është vazhdim i atyre që kanë dhënë dorëheqje.

“KQZ ka rol kyç në organizimin e zgjedhjeve, por edhe institucionet e tjera kanë rëndësi”, tha ai sot në “Studio e hapur”, në RTK3.

Ai bëri me dije se edhe OSBE do të jep mbështetje në organizimin e zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...