Goran Rakiç përuroi sallën sportive në Mitrovicë

Mitrovica

Goran Rakiç përuroi sallën sportive në Mitrovicë

Nga: F.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 23:21
Goran Rakiç

Kandidati për kryetar të Mitrovicës pjesë e Listës Serbe Goran Rakiç përuroi sot hallën sportive në lagjen Kodra e minatorëve në veri, duke i dhënë fund mungesës së objektit të tillë sportiv për 20 vjet.

"Tash këtu do të jeni nikoqir në sporte të ndryshme në vend deri tash që aktivitetet sportive ishit të detyruar të i zhvilloni në Zubin Potok, Leposaviq, Rashkë apo Novi Pazar. Tash e tutje këtu do organizoni dhe zhvilloni ndeshjet dhe jam i sigurt se në këtë objekt do fitoni ndeshje edhe gara” tha Rakiç duke iu drejtua sportistëve të pranishëm.

Në emër të sportistëve u falënderuar kryetari i Lidhjes Sportive të Kosovës Goran Kovaç që falënderoi pushtetin lokal për objektin e nevojshëm sportiv.

Nikola Radomiroviç nga Klubi i Volejbollit Mitrovica ka theksuar se ndeshjet në palestrën e re, do të ulin harxhimet, ndërsa adhuruesit e sportit do të mund të përcjelli ndeshjet sportive, gjë që deri tash e kishin të pamundur, pasi halla sportive ka mbetur në jug që nga 1999.

Fushata për zgjedhjet lokale për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës përfundon nesër në mesnatë, ndërsa konventat përfundimtare do mbahen nesër në të katër qytetet ku zhvillohen zgjedhjet në Mitrovicë Veri, Zveçanu, Leposaviç dhe Zubin Potok. Do të votohet të dielën me 19 maj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat