Policia e Kosovës flet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri

Mitrovica

Policia e Kosovës flet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri

Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:51
Besim Hoti

Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicën e veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan janë duke marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kryetarë në këto komuna.

Deri më tani në këto komuna nuk është raportuar asnjë incident dhe gjendja e sigurisë thuhet të jetë e qetë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti tha se të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe se deri më tani nuk është bërë e ditur për ndonjë incident.

Ai shpreson që nuk do të ketë ndonjë incident të shënuar dhe se gjendja e qetë në këtë pjesë të vazhdojë edhe më tutje.

“Policia e Kosovës është duke përcjellur që nga fillimi procesin zgjedhor në veri. Të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë incident, asnjë telashe. Nga asnjëra qendër nuk është raportuar për ndonjë incident. Gjendja e sigurisë në veri është krejtësisht e qetë dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu”, tha Hoti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat