Veseli viziton veriun e vendit - Bota Sot
Veseli viziton veriun e vendit

Mitrovica

Veseli viziton veriun e vendit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 18:20
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka pohuar se duhet të rriten investimet në këtë pjesë, që të përmirësojë jetën e banorëve shqiptarë.

“Në veri të Mitrovicës për të takuar e falënderuar bashkëqytetarët për besimin e dhënë. Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është më e rëndësishme: të rrisim investimet në këtë pjesë, në rindërtimin e shtëpive, në përmirësimin e infrastrukturës, në shëndetësi, por me prioritet të veçantë në investime që përmirësojnë jetën e banorëve në këto komuna, veçanërisht të shqiptarëve”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...