Kërkohet caktimi i paraburgimit për 6 të ndaluarit për ngjarjet në veri - Bota Sot
Kërkohet caktimi i paraburgimit për 6 të ndaluarit për ngjarjet në veri

Mitrovica

Kërkohet caktimi i paraburgimit për 6 të ndaluarit për ngjarjet në veri

Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:23
Aksioni në veri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Zubin Potok caktimin e paraburgimit për gjashtë të dyshuarit P.M, D.D, T.M, M.M, I.M dhe M.O, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe 2 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 28.05.2019 rreth orës 09.00 në fshatin Varagë të Zubin Potokut, të dyshuarit me dashje dhe me veprime të përbashkëta, me qëllim të pamundësimit të Policisë së Kosovës – Njësisë Speciale Operative dhe Njësive tjera policore në kryerjen e detyrave zyrtare, kanë penguar lëvizjen e veturave policore.

Të njëjtit kanë përdorur forcën fizike duke vendosur në rrugë mjete të ndryshme si kamionë, drunj, goma për të ua pamundësuar zyrtarëve policore kryerjen e detyrave zyrtare sipas autorizimeve ligjore në zbatim të planit operativ të zbulimit dhe kapjes së kryesve potencialë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Të dyshuarit pavarësisht paralajmërimit që ta lirojnë rrugën, nuk u janë bindur urdhërave të ligjshëm duke i detyruar zyrtarët policorë ta kryejnë detyrën e tyre zyrtare, me ç`rast të njëjtit edhe janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjashtë të dyshuarit e arrestuar ditën e martë me datën 28 maj me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh.

Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...