Protesta e serbëve në Mitrovicë: "Mos bini pre e provokimeve të ziera në kuzhinat perëndimore”

Mitrovica

Protesta e serbëve në Mitrovicë: "Mos bini pre e provokimeve të ziera në kuzhinat perëndimore”

Nga: F.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:28
Protesta e serbëve në Mitrovicë

 Protesta e serbëve bë sheshin qendror në Mitrovicë ja nisur rreth orës 12.00, i pari që iu drejtua të pranishmëve ishte kryetari i Mitrovicës veri Goran Rakiç që luti serbët të jenë të matur edhe të qetë “në këto kohë të vështira plotë sfida", shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Ju lutem mos bini pre e provokimeve të ziera në kuzhinat perëndimore. Serbët duan liri dhe mbrojtje, ndërsa ata kërkojnë bisedime me atë që me kondakë nga rrahin, nëse duna të mbrohen nga krimi le të nisin nga oborret e veta" ka thënë Rakiç.

Ai ka thënë se"derisa na jemi në Kosovë, ajo do mbetet serbe edhe e jona ", duke kërkuar unitet dhe duke potencuar se Serbia ka qene edhe mbetet me popullin serb në Kosovë.

"President ti qartë ke thënë se do jesh me popullin dhe ta mbrosh, vetëm ty të besoj edhe shtetit tonë, nuk mund të na frikësojnë dhe ne do të mbetemi këtu ", përfundoi ai.

Kryetari i Zubin Potokut Srgjan Vuloviç tha se brutaliteti i djeshëm nuk mbahet mend në këto anë. Sipas tij dje nuk është arrestuar asnjë “kontrabandist”, përkatësisht njerëz që janë të lidhur me krimin por u arrestuan 11 qytetarë që nuk kanë lidhje me ekonomi edhe biznes.

Policia speciale ka demoluar 4 shtëpi, një kafene, 30 automjete dhe ka shkatërruar 6 kamionë dhe në fund “ kanë shtënë” tha Vuloviç.

Ai kritikoi KFOR_in që nuk janë përgjigjur në thirrje telefonike sepse lufta kundër krimit nuk është detyrë e tyre, ndërkohë shëtisin mbledhin informata dhe kur duhet ruajnë serbët nuk janë askund.

"Bashkësia ndërkombëtare, asgjë e re, lusin palët që të përmbahen nga dhuna, ne duarthatë e ata të armatosur, Dje kemi tregua trimëri, por ajo nuk na duhet, na duhet paqja, jeta e qetë që fëmijët të shkojnë në çerdhe, shkolla, ne nuk do shkojmë nga këtu ", tha ai.

Zoran Todiç kryetar i Leposaviqit theksoi se serbët që jetojnë në Kosovë më shumë se çdo kush janë të vendosur të mbrojnë dinjitetin serb, institucionet serbe, fëmijët e vetë dhe familjet.

Sipas tij Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare që nga 1999 kanë pasur synim që të zhduket populli serb nga Kosova gjë që u vazhdua dje, kanë pasur 1 mijë mundësi të ftojnë kolegët e tyre, ndërsa qëllimi i arrestimit ishte frikësimi ka thënë Todiç.

Ai kërkoi duartrokitje për të ndaluarit që do presin lirinë që populli serb e pret qe 20 vjet."Kësaj radhe vendosmëria e kreut të shtetit në krye me Vuçiq që të mbroj serbët nga çdo dhunë na jep shpresë trimëri dhe besim. Kosova ishte edhe do mbetet serbe ", porositi ai.

Ndërsa kryetari i Zveçanit Vuçina Jankoviç tha se dje populli serb tregoi trimëri dhe unitet. "Treguat se jeni për Serbi dhe se për Kosovën duhet të luftohet me zemër, trimëria dhe forca qëndrojnë në zemër dhe jo në armët që përdorën kundër popullit. Para neve ka ditë të vështira, ndërsa ju em unitetin dhe bashkimin treguat se jeni të gatshëm të i prisni ato ", nënvizoi ai.

"Mund të dëgjoni tregimet se “Kosova është çështje e kryer”, Mashtroheni për Kosovën tek do të bisedohet derisa ka serbë të gatshëm të luftojnë për Kosovën. Mos lejoni provokime, kështu mbrohet atdheu familja edhe Serbia ",tha Jankoviç.

Kjo protestë është organizuar pas aksionit të djeshëm të njësive policore speciale RSU që në veri kanë arrestuar 28 persona, prej të cilëve 19 policë dhe 9 qytetar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat