PDK në Mitrovicë ekspozon dështimet e Bahtirit

Mitrovica

PDK në Mitrovicë ekspozon dështimet e Bahtirit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 15:08
Foto nga ngjarja

Dega e PDK-së në Mitrovicë përmes një aktiviteti simbolik ka prezantuar shqetësimet e qytetarëve për qeverisjen lokale.

Siç njofton kumtesa, Dega e PDK-së në Mitrovicë, në Sheshin Isa Boletini nëpërmjet një aktiviteti simbolik i prezantoi shqetësimet kryesore të qytetareve si pasojë e keqqeverisjes lokale.

Në konferencën për media, kryetari i RDK-së në Mitrovice Arian Tahiri potencoi problemet e mëdha infrastrukturore, papastërtinë, gjendjen e rendë në sport dhe në shëndetësi konkretisht repartin e stomotalogjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Kryetari i RDK-së dhe Shefi i Grupit të Asamblistëve, Donjet Bislimi shprehi shqetësimin e madh për mos transparencën totale të punës së Kuvendit Komunal, gjendjen alarmante në arsim dhe keqmenaxhimin absolut të komunës dhe dikastereve të saj.

U shpreh edhe mbështetja e plotë ndaj iniciativave të kryetarit të partisë Kadri Veselit në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative në vend.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat