Agim Bahtiri thotë se Qeveria po e vonon revitalizim e Urës së Ibrit

Mitrovica

Agim Bahtiri thotë se Qeveria po e vonon revitalizim e Urës së Ibrit

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:06
Agim Bahtiri

Gjatë së hënës janë bërë plot pesë vjet prej kur barrikada mbi urën e Ibrit, ishte hequr përfundimisht.

Pas një viti, në bazë të marrëveshjes të arritur më 25 gusht të vitit 2015, mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel, kjo urë do të duhej të funksionalizohej.

Megjithatë revitalizimi i urës nuk ka përfunduar tërësisht si proces.

Ishte kryetari i komunës, Agim Bahtiri i cili disa herë me radhë tha se qyteti nuk do të ndahet në dy pjesë.

Sipas tij, arsyeja pse rivitalizimi po vonohet është Qeveria e Kosovës.

Bahtiri thotë që Komuna e Mitrovicës, ka bërë kërkesë Qeverisë të ndërhyjë.

Ai shprehet se serbët po e shfrytëzojnë këtë rast që të përfitojnë diçka në këmbim të revitalizimit.

Rruga e gjatë drejt revitalizimit, i ka dëshpëruar tejmase banorët e Mitrovicës.

E më pozitivisht se banorët, shprehen zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në një përgjigje për T7, ata thanë se të gjitha marrëveshjet, duke përfshirë edhe urën, duhet të zbatohen.

Heqjes së barrikadës apo të ashtuquajturit parkut të paqes nga ura e Ibrit, i kanë paraprirë një sërë takimesh në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat