Bahtiri i bënë thirrje krerëve institucionalë të ndërmarrin veprimet për ndërprerjen e ndërtimeve ilegale në veri

Mitrovica

Bahtiri i bënë thirrje krerëve institucionalë të ndërmarrin veprimet për ndërprerjen e ndërtimeve ilegale në veri

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:26
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pranuar një peticion me rreth 115 nënshkrime nga qytetarët e lagjes “Kroi i Vitakut” nga qyteti i Mitrovicës, të cilët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me ndërtimin e banesave kolektive të destinuara për pjesëtarët e komunitetit serb.

Sipas njoftimit për media, kryetari Bahtiri duke u solidarizuar me qytetarët e kësaj lagjeje kërkon nga Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, të ndërmarrin veprimet e nevojshme duke u bazuar në kompetencat e tyre, për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve të paligjshme dhe ilegale.

Në njoftim thuhet se Bahtiri thekson se iniciativa të tilla janë diskriminuese ndaj popullatës shqiptare në atë pjesë të qytetit, duke marrë parasysh edhe faktin që nga pjesa veriore e Mitrovicës janë zhvendosur mbi 15 mijë shqiptarë, ku shumica prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk kanë mundur të kthehen në pronat e tyre.

“Në lidhje me këtë shqetësim të qytetarëve të “Kroit të Vitakut”, ne si qeverisje lokale mbështesim shqetësimin e ngritur nga këta banorë duke iu drejtuar organeve kompetente të nivelit qendror për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve”, thuhet në njoftim.

Kryetari Bahtiri shpreson që zëri i ngritur i këtyre qytetarëve i shprehur përmes këtij peticioni të merret parasysh dhe kërkesa të realizohet sa më parë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat