Profesori i njohur pyet: Goran Rakiq para kujt u betua? Thaçit apo Vuçiqit

Mitrovica

Profesori i njohur pyet: Goran Rakiq para kujt u betua? Thaçit apo Vuçiqit

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2019 Në ora: 18:44
Goran Rakiq

Profesor dr. Binak Maxharraj, ka reaguar pas betimit të Goran Rakiq si kryetar i Mitrovicës së veriut.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se si Rakiq e ka dhënë betimin , por nuk dihet se a u betua para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi apo para presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Postimi i plotë:

GORAN RAKIÇ E PSKA DHANË BETIMIN,POR NUK DIHET SE KU,PARA VUÇIQIT APO PARA THAÇIT.

Goran Rakiq, sipas Klan Kosovës antikombëtare të Baton Haxhiut e pask ba betimin si Kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Nuk e di se a është rrenë, mashtrim, e vertetë apo jo e vertet.

Sespe Klan Kosova nuk jep detaje së në cilin vend, para kujt, para cilit institucion shtetrore të Republikës së Kosovës e ka dhanë këtë betim.

Apo ndoshta e ka dhanë në rrugë, në kafeni dikun apo ndoshta ku me dijt së ku, apo ndoshta nuk e ka dhanë betimin, e kjo është një rrenë e Klan Kosovës.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat