Mbahet testi i maturës në Mitrovicë

Mitrovica

Mbahet testi i maturës në Mitrovicë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:06
Mbahet testi i maturës në Mitrovicë

Rreth 1 mijë e 400 maturantë të komunës së Mitrovicës sot i janë nënshtruar pjesës së dytë të provimit të maturës shtetërore, me ç’rast janë përgjigjur në pyetjet nga lënda e matematikës dhe një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet.

Drejtori i drejtorisë së arsimit në Mitrovicë, Iset Beka, ka bërë të ditur për KosovaPress, se nëpër të gjitha qendrat procesi është duke shkuar në rregull, dhe përveç tre rasteve ku nxënësit mungojnë, deri tani nuk ka asnjë problem.

Ai ka uruar të gjithë maturantët për sukses, duke shpresuar se ky vit do të jetë i suksesshëm për ata.

Beka: Testi është duke shkuar në rregull

“Në Mitrovicë janë pesë qendra nëpër të cilat nxënësit janë duke iu nënshtruar testit të maturës shtetërore. Nëpër të gjitha qendrat testi është duke shkuar në rregull, nuk kemi probleme, përveç dy tre mungesave ku nxënësit kanë shkuar jashtë dhe nuk ju kanë nënshtruar testit…Afërsisht janë 1 mijë e 400 nxënës që i nënshtrohen testit të maturës, procesi është duke shkuar në rregull dhe iu uroj të gjithë nxënësve sukses dhe po besoj se ky vit do të jetë i suksesshëm për ta”, ka thënë Beka.

Në anën tjetër edhe Lirije Gosalci, komisionere në qendrën ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë, theksoi se procesi është duke shkuar pa probleme.

Sipas saj, nxënësve që kanë poseduar telefona me vete, paraprakisht u janë marrë ato, për të mundësuar një proces të mirëfilltë dhe pa kopjime.

Ajo tha se në rast se ndonjë nxënës vërehet të ketë telefon gjatë testit, do të merren masa menjëherë ndaj tij.

Gosalci: Disa prej nxënësve kanë pasur telefona, ua kemi marr

“Disa prej nxënësve kanë pasur telefona, ua kemi marrë paraprakisht para se me fillu testi…Asnjë nxënës me dijen e adsministruesve nuk kanë telefona pranë…Nëse gjejmë telefon tek ndonjë nxënës, atëherë me automatizëm do të merren masa ndaj tij”, sqaroi Gosalci.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat