E frikshme: Del videoja e momentit kur kryhet plagosja në mes të Mitrovicës

Mitrovica

E frikshme: Del videoja e momentit kur kryhet plagosja në mes të Mitrovicës

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 22:00
Mitrovicë

(E plotësuar) - Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër të Mitrovicës ku një person ka mbetur i plagosur.

Avni Zahitit, zëdhënësit të policisë nga rajoni i Mitrovicës, ka thënë për Reporterin se dyshohet që një person ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në spital.

Zahiti ka treguar se policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

”Policia janë në vendin e ngjarjes, tani për tani nuk kemi informacion më tepër, një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Mitrovicë Avni Zahiti.

Ndërkaq media ka mësuar se i plagosuri është nisur me ambulance për në Prishtinë, por deri në këto momente nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Incidenti me armë në Mitrovicë, një i plagosur

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e gjuajtjes me armë në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se ka pasur gjuajtje me armë nga të cilat një person ka mbetur i plagosur.

Ai ka thënë se i plagosuri është duke u trajtuar në spital.

“Informacionet janë se është raportuar për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Ai është dërguar në spital. Aktualisht Policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, më herët mediat raportuan se nga të shtënat me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur.

Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk është thënë nga Policia e Kosovës.

***

Para pak minutash dyshohet se ka pasur disa të shtëna me armë zjarri në qendër të Mitrovicës.

Mediat kanë raportuar se dyshohet se një person ka mbetur i vrarë.

Akoma nuk dihet për shkaqet të cilat kanë çuar deri tek këto të shtëna.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat