Bahtiri: Në Mitrovicë u hap “Aqua Parku” më i madh në vend e rajon

Mitrovica

Bahtiri: Në Mitrovicë u hap “Aqua Parku” më i madh në vend e rajon

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:28
“Aqua Parku”

Para dy ditësh, në qytetin e Mitrovicës është hapur parku ujor “Aqua Park” afër Liqenit Akumulues, i cili është më i madhi në vend dhe në rajon.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, tha se ky projekt madhor i realizuar buzë Ibrit është një nga destinacionet më atraktive të vendit.

Ai theksoi se hapësira përgjatë Ibrit do të jetë hapësira më e rregulluar në Ballkan.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Ky projekt madhor i realizuar buzë Ibrit është një nga destinacionet më atraktive të vendit, ndërsa hapësira përgjatë Ibrit do të jetë hapësira më e rregulluara në Ballkan.

Mitrovicasit më nuk do të shkojnë nëpër komuna të tjera të vendit për t’u freskuar në pishinat e atjeshme. Ata do të kenë këtu pishinat më bashkëkohore, të mbyllura dhe të hapura, olimpike dhe gjysmë olimpike. Tash e tutje qytetarët e komunave të tjera do të vijnë në Mitrovicë për të shijuar bukuritë përgjatë lumit Ibër.

Kjo pishinë ka një sipërfaqe prej rreth 2.000 metra katrorë, lumin “dembel” me një gjatësi prej 300 metrash etj. Për realizimin e këtij projekti janë investuar mbi 7 milionë euro nga SH.A. “ACI”, që është themeluar nga “Arjeta Group” dhe “Linprojekt’, të dyja kompani vendore, ndërsa komuna e Mitrovicës e ka mbështetur projektin me ndarjen në shfrytëzim të hapësirës komunale.

Projektet madhore në Mitrovicë nuk do të ndalen me kaq, kemi edhe shumë më shumë për të bërë!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat