Agim Bahtiri deklarohet për “krizën humanitare” në veri

Mitrovica

Agim Bahtiri deklarohet për “krizën humanitare” në veri

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 20:46
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka thënë se kriza e inskenuar humanitare në veri të kësaj komune nga strukturat destruktive serbe dhe nga Qeveria e Serbisë, nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetesës për banorët.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj të bëjë veprime konkrete për të treguar autoritetin e shtetit të Republikës së Kosovës

“Kriza e inskenuar humanitare në veri të vendit nga strukturat destruktive serbe dhe nga Qeveria e Serbisë, nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetesës për banorët. Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj të bëjë veprime konkrete për të treguar autoritetin e shtetit të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilat duan të jetojnë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Thotë se “është për t’u përshendetur aksioni i Ministrisë së Tregtisë për furnizim me artikuj ushqimor për qytetarët e veriut, me ç’rast duhet të bëhet përpjekje për hapjen edhe të më shumë pikave me ushqim. Shteti nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi”, ka shkruar ndër të tjera ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat