Bahtiri: Plani i Serbisë ka dështuar përfundimisht

Mitrovica

Bahtiri: Plani i Serbisë ka dështuar përfundimisht

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:11
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se është lajm i mirë që plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare në veri ka dështuar përfundimisht.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se “Dështimi i këtij plani destruktiv dhe destabilizues nga Serbia, tregon se shteti i Kosovës kur është i vendosur mund të mos lejoj ndërhyrje të shteteve që nuk na e duan të mirën, e aq më pak ndërhyrje nga Serbia”.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për qytetarët është se përfundimisht plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare në veri ka dështuar, pasi që së shpejti do të filloj hapja e supermarketeve dhe lokaleve të ndryshme, disa prej të cilave kam informacion se do të hapen qysh nesër.

Falënderoj Qeverinë e Kosovës për vendimin që të hapen pika shitëse me artikuj ushqimor në veri. Pas bashkëpunimit tim me ministrin Endrit Shala, këtij aksioni i janë bashkëngjitur edhe bizneset nga jugut i Mitrovicës. Me këtë rast i falënderoj gjitha bizneset për kontributin e dhënë.

Dështimi i këtij plani destruktiv dhe destabilizues nga Serbia, tregon se shteti i Kosovës kur është i vendosur mund të mos lejoj ndërhyrje të shteteve që nuk na e duan të mirën, e aq më pak ndërhyrje nga Serbia.

Apeloj tek qytetarët e veriut që më asnjëherë të mos bien në grackën e njerëzve destruktiv, por të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

AB

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat