Edhe Nëndega e LDK-së “Qendra” në Mitrovicë mbajti kuvendin zgjedhor

Mitrovica

Edhe Nëndega e LDK-së “Qendra” në Mitrovicë mbajti kuvendin zgjedhor

Nga: Hysni Syla Më: 4 korrik 2019 Në ora: 21:16
Nëndega e LDK-së “Qendra” në Mitrovicë mbajti kuvendin zgjedhor

Edhe Nëndega e LDK-së “Qendra” në Mitrovicë mbajti kuvendin zgjedhor

 

Nëndega e LDK-së “Qendra”, në Mitrovicë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në të cilën është zgjedhur udhëheqja  e re dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së të Mitrovicë. Punimet e kuvendit janë zhvilluar konfor Rregullores së Rinës të Kuvendit Zgjedhor të Nëndegës dhe pa asnjë problem.

Në prani të 58  pjesëmarrësve të kuvendit zgjedhor, kryetar i degës së LDK “Qendra” u zgjodh Adem Deliu.  Kuvendi zgjodhi edhe 11anëtarë të kryesisë së nëndegës dhe 15 delegatë për Kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Tani ka mbetur për tu mbajtur vetëm edhe kuvendi zgjedhor  i nëndegës “Ilirida”, për të përfunduar i tërë procesi zgjedhor nëpër  nëndegët  e LDK-së në Mitrovicë. Pritet që ky kuvend të mbahet sapo të arrij përgjigja me shkrim nga komisioni përkatës i LDK-së në Prishtinë.

Sidoqoftë, kuvendi zgjedhor i Degës së LDK-së pritet të mbahet brenda pak ditësh, pas koordinimit me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat