U mbajt dëgjimi i dytë buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit 2020 – 2022

Mitrovica

U mbajt dëgjimi i dytë buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit 2020 – 2022

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:18
U mbajt dëgjimi i dytë buxhetor me qytetarë për planifikimin e buxhetit 2020 – 2022

Në Sallën e Kuvendit të Komunës sot është mbajtur dëgjimi i dytë me qytetarë për planifikimin e Buxhetit për vitin 2020-2022 nga drejtoria e Financave.

Të pranishëm në këtë takim ishin nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, sportistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të OJQ-ve.

Fillimisht fjalën e mori drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, i cili njoftoi të pranishmit që kjo drejtori në mënyrë që të jetë sa më transparente dhe të rrisë përkushtimin ndaj qytetarëve është duke mbajtur shtatë dëgjimet buxhetore me qytetarë të fushave të ndryshme.

Ndërsa nënkryetari, Faruk Mujka, tha se dëgjimet buxhetore janë të një rëndësie të veçantë sepse përmes kësaj dëgjohen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të cilat më tutje do të futen në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, shpalosi buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2020-2022, i cili shtoi se buxheti i Komunës për vitin 2020 pritet të jetë rreth 22,115,362.00 euro si dhe komuna e Mitrovicës ka përfituar një buxhet shtesë për teatrot në vlerë 169,386.00 euro”, tha ndër të tjera Fazliu.

Ai kërkoi nga qytetarët që të kontribuojnë me propozime për investime në projekte konkrete, të cilat do të shqyrtohen nga ekzekutivi i Komunës.

Në këtë takim u diskutua kryesisht për identifikimin e kërkesave të sportistëve, rinisë, OJQ-ve, për projektet dhe subvencione për planifikimin e buxhetit të vitit 2020.

Gjatë debatit, qytetarët kanë bërë propozime dhe kërkesa konkrete për nevojat në investime, qoftë në infrastrukturë apo edhe në subvencionime, të cilat do të përfshihen në projeksionet fillestare të investimeve kapitale në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020/22.

Drejtorët komunalë kanë regjistruar kërkesat e qytetarëve dhe kanë dhënë sqarime për mundësinë e përfshirjes së projekteve të propozuara në buxhetin e Komunës për vitin 2020.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat