Kompania virtuale “We’re hiring n’Mitrovicë”, mbi 140 vende të lira të punës në sektor të ndryshëm në tregun e Mitrovicës - Bota Sot
Kompania virtuale “We’re hiring n’Mitrovicë”, mbi 140 vende të lira të punës në sektor të ndryshëm në tregun e Mitrovicës

Mitrovica

Kompania virtuale “We’re hiring n’Mitrovicë”, mbi 140 vende të lira të punës në sektor të ndryshëm në tregun e Mitrovicës

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:56
Foto

Nën mbështetjen e GIZ-it, në kuadër të projektit YES i cili ka për synim të rrisë punësimin e të rinjve duke përmirësuar cilësinë e Arsimit, formimin profesional dhe forcimin e mekanizmave të përputhjes ndërmjet ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, është formuar kompania virtuale “We’re hiring n’Mitrovicë” e cila kompani në përbërje të saj ka nxënës që hulumtojnë dhe mbledhin informacion për të gjitha mundësitë e punës, vendeve të lira të praktikës dhe ofrimin e shërbimeve. Kjo kompani është duke operuar në ambientet e Shkollës Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.

Kjo kompania “We’re hiring n’Mitrovicë” është e ndarë në katër departamente:

- Departamenti i Administratës dhe kontabilitetit (kryen punët logjistike dhe menaxhon financat e kompanisë)

- Departamenti i Zyrës (hulumton mundësitë që ofron tregu i punës dhe kontakton bizneset për caktim të intervistave)

- Departamenti i Terrenit (realizon intervistat me bizneset ne terren, dhe ploteson pyetësorët mbi vendet e lira të punës dhe ofrimin e shërbimeve)

- Departamenti i Menaxhimit të të Dhënave dhe Cilësisë (digjitalizon të dhënat dhe pasuron platformën www.busulla.com me informatat mbi vendet e lira të punës dhe praktikes)

Nxënësit pjesëmarrës në kompani, kanë rastin që për dy javë rresht të jenë të punësuar virtual në kompani, kanë ndjekur një sërë aktivitetesh për ngritje të kapaciteteve të tyre, para se të fillojnë të zbatojnë njohuritë e fituara edhe praktikisht. Në këtë mënyrë, nxënësit kanë marrë përgjegjësinë që përmes punës së tyre, të i ofrojnë bashkëmoshatarëve, por edhe punëkërkuesëve të tjerë potencial informatat e nevojshme që ofron tregu i punës në Mitrovicë.

Përkrahja institucionale që i është dhënë kompanisë “We’re hiring n’Mitrovicë” nga Komuna e Mitrovicës dhe Qendra për Punësim në Mitrovicë, është një garant që qëndrueshmëria e kompanisë dhe puna e saj të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke pasur parasysh që vetëm gjatë dy javëve të punës, kompania“We’re hiring n’Mitrovicë” ka arritur të gjejë mbi 700 biznese aktive që operojnë në regjionin e Mitrovicës, nga to janë kontaktuar mbi 150 sosh, prej të cilave mbi 50 kompani ofrojnë vende të lira pune dhe praktikë profesioanle, Në total në Mitrovicë janë mbi 140 vende të lira të punës në sektor të ndryshëm që ofron tregu jonë, të cilat mund të gjinden tek platforma www.busulla.com.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...