Serbët i mbushin me mbeturina shtëpitë e shqiptarëve në Mitrovicë

Mitrovica

Serbët i mbushin me mbeturina shtëpitë e shqiptarëve në Mitrovicë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:13
Mitrovicë

Banorëve shqiptarë që kanë jetuar para luftës në veri të Mitrovicës u është premtuar rindërtimi i shtëpive.

Pamjet tregojnë më së miri për gjendjen në të cilën kanë ardhur shtëpitë e shqiptarëve në luftën e 98’tës.

Për të mos mjaftuar kjo, tashmë serbët i kanë kthyer në deponi mbeturinash.

Banorët e më shumë se 300 shtëpive të rrënuara edhe 20 vjet pas luftës, kryesisht shqiptarë, janë pa pronë të tyre.

Disave prej tyre strehim po u gjen Komuna e pjesës jugore, duke i mbajtur me asistencë sociale.

E shumë të tjerë, detyrohen të paguajnë vetë qira.

Sipas një banori të kësaj lagjeje, Sinan Behrami, vetëm në lagjen Kroi i Vitakut janë 10 shtëpi që do të duhej të rindërtoheshin.

E banorët, pa kulm mbi kokë, janë gati të kthehen. Madje, thonë të mos kenë aspak frikë për këtë, raporton T7.

Por, kanë nevojë për rindërtimin e shtëpisë nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës në një prej mbledhjeve të fundit ka bërë një ndryshim plotësim të Udhëzimit Administrativ për rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore që konsiderohen se janë edhe rreth 300 shtëpi të pa rindërtuara.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza thotë se njerëzit kanë të drejtë të jetojnë në pronat e tyre, pa marrë parasysh se Qeverisë do t’i kushtojë miliona.

Hamza shtoi se projekti do t’u ndihmojë si shqiptarëve ashtu edhe serbëve.

Megjithatë, në pjesën veriore nga autoritetet e Serbisë është duke u realizuar projekti ilegal “Lugina e Diellit”, që vlen vetëm për serbët e veriut të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat