Një muaj paraburgim të dyshuarit që iu gjetën 2.4 kilogramë drogë

Mitrovica

Një muaj paraburgim të dyshuarit që iu gjetën 2.4 kilogramë drogë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin F.S., nga Vushtrria, pasi të njëjtit iu janë gjetur dy kilogramë e 400 gramë të llojit marihuanë, një qese me farat e bimës së kanabisit, një palë pranga të ngjashme me të policisë, tetë copë fishekë, si dhe një sprej.

Prokuroria dyshon se personi me inicialet F.S ka kryer kryerjen e veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike“, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur djeka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarit F.S., masën e paraburgimit prej një 1 muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat