Aksident në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Mitrovica

Aksident në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:03
Foto ilustruese

Tre persona, dy femra dhe një mashkull kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:10, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete civile të udhëtarëve me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar tre persona: dy femra dhe një mashkull. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat