Përurohet rëntgeni digjital në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë

Mitrovica

Përurohet rëntgeni digjital në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 06:17
Arkiv

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës ka bërë të ditur se sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë,  do të bëhet përurimi i rëntgenit digjital. 

Ky projekt madhor i cili kap vlerën mbi 100 mijë euro është vazhdimësi e furnizimit me aparatura mjekësore, dhe është realizuar përmes investimeve kapitale komunale.

Drejtoria e Shëndetësisë ka theksuar se vazhdon të jetë e përkushtuar për shërbime sa më të mira dhe sa ma cilësore për qytetarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat