Të gjitha vendbanimet kanë probleme infrastrukturore në Mitrovicë

Mitrovica

Të gjitha vendbanimet kanë probleme infrastrukturore në Mitrovicë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 10:31
Foto

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka zhvilluar katalogun e çështjeve për 11 komuna të Kosovës, që përfshinë problemet me të cilat përballen qytetarët dhe bën prioritizimin e disa çështjeve esenciale që duhet të përfshihen në planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2020, të cilat po bëhen përgjatë gushtit përmes dëgjimeve buxhetore.

Fillimisht KDI, prezanton katalogun e çështjeve për komunën e Mitrovicës së Jugut, me informacione të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e hulumtimit të terrenit, si dhe duke u bazuar në intervistimin e banorëve të fshatrave dhe lagjeve të vizituara.

Në këtë komunë janë identifikuar probleme në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit, furnizimin me ujë të pijes, transport publik, gjendjen e shkollave, menaxhimin e mbeturinave, në ndriçimin publik dhe shërbimet shëndetësore.

Sipas hulumtimit del se pothuajse në të gjitha vendbanimet ka nevojë për intervenim në infrastrukturën rrugore. Në këtë komunë ka vendbanime që janë të kyҫur pjesërisht apo nuk janë të kyҫur fare në rrjet të kanalizimit. Si më emergjente konsiderohet ndërhyerja në përmirësimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Kҫiq i Madh, Zasellë, Stantërg, Vërnicë, Zhabar i Poshtëm dhe Mazhiq.

Po ashtu janë 11 fshatra të cilët mungesën e ujit të pijshëm e shohin si pengesë për zhvillim.
Në vendbanimet ku është realizuar ky hulumtim janë vetëm 5 fshatra që shfrytëzojnë transportin publik urban. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat