Në veri të Mitrovicës u neutralizua një bombë

Mitrovica

Në veri të Mitrovicës u neutralizua një bombë

Nga: F.B Më: 3 shtator 2019 Në ora: 14:36
Ilustrim

Ekipi i specializuar për asgjësimin e mjeteve eksplozive ka neutralizuar sot një bombë të gjetur në vendbanimin Berxhane në pjesën veriore në Mitrovicë.

Lajmi është konfirmuar nga policia rajonale në veri të Mitrovicës.

Sipas Policisë së Kosovës një bombë dore është gjetur në afërsi të një ndërtese në ndërtim në vendbanimin Berxhane, lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në pjesën veriore Branislav Radoviç.

Sipas tij rasti është raportuar sot rreth orës 7.44 në rrugën “Anka Spajiç” dhe ka shtuar se ekipi i specializuar ka ndërmarr masat e sigurimit dhe asgjësimit të mjetit eksploziv, proces ky që pritet të largohet gjatë ditës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat