Ambasadori Kosnett viziton Mitrovicën, shijon qebapat në shesh

Mitrovica

Ambasadori Kosnett viziton Mitrovicën, shijon qebapat në shesh

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:47
Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka vizituar qytetin verior të Mitrovicës. Gjatë vizitës, Kosnett nuk e la as pa e shijuar ushqimin e qytetit. Ai u ul në një nga restorantet e qytetit për të ngrënë qebapa.

Këtë e ka bërë të ditur qebaptorja ku kishte ngrënë drekë ambasadori.

“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë ta kemi ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnett, për drekë në Edin’s SteakHouse!

Kosova, vendi i vogël me zemër të madhe, e ka të pa ndashme mirënjohjen dhe dashurinë për popullin tuaj. Ardhja juaj sot e ka madhështuar pa fund qytetin tonë në përgjithësi dhe shtëpinë tonë në veçanti. Faleminderit, nga zemra!”, thuhet në postim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat