Mitrovica fiton mbi 200 mijë euro grant për performancë mjedisore

Mitrovica

Mitrovica fiton mbi 200 mijë euro grant për performancë mjedisore

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:08
Foto

Komuna e Mitrovicës, është radhitur e dyta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër.

Ky grant është ndarë për komunat të cilat u janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga sistemi i menaxhimit të përformancës komunale në MAPL si dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.

Komuna e Mitrovicës në raundin e parë të skemës së grantit të përformancës – Mjedisi i Pastër pas procesit të vlerësimit të kritereve dhe indikatorëve të përformancës është radhitur në mesin e komunave fituese duke u shpërblyer kështu me grant në vlerë prej 217, 213.00 euro.

Me këtë rast, drejtori i Mjedisit nga Komuna e Mitrovicës, Asllan Isufi, ka falënderuar përfaqësuesit e MMPH-së dhe të GIZ-it gjerman që Mitrovicën e kanë kategorizuar me një performancë të tillë mjedisore.

“Falënderoj të gjithë akterët e angazhuar që e kanë ndihmuar për largimin e deponive ilegale, njëherit kërkoj nga qytetarët që ta ruajnë ambientin sepse një mjedis i pastër nënkupton një shëndet më i mirë për të gjithë ne”, ka thënë drejtori Asllani.

Granti i Performancës – Mjedisi i Pastër është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, si dhe me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat