“A e keni këtë pulën e katunit?” – i pafat në ushqim, zbardhet biseda e Haradinajt me kamarierin - Bota Sot
“A e keni këtë pulën e katunit?” – i pafat në ushqim, zbardhet biseda e Haradinajt me kamarierin

Mitrovica

“A e keni këtë pulën e katunit?” – i pafat në ushqim, zbardhet biseda e Haradinajt me kamarierin

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:19
Pamje e shkeputur nga video

Ishte mysafir special i një organizimi të RTV Mitrovicës në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, por kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ishte i pafat në ushqim.

Gjatë qëndrimit në këtë organizim, Haradinaj ndërroi disa llafe me kamarierin e restorantit para se të porosiste. Nuk ia doli të merrte atë që preferonte.

“Mish, nëse e keni këtë pulën e katundit, a bën”, pyeti Haradinaj, kamarierin, i cili i tha se “nuk shërbehet ky specialitet pa porosi”.

“Bën një biftek… e këso mish qingji a keni?”, vazhdoi Haradinaj, teksa vendosi të porosiste biftek.

Gjatë kësaj vizite në Koshtovë të Mitrovicës, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte i interesuar edhe për lumin e Ibrit, që ndodhej pranë restorantit ku mbahej ngjarja.

“A keni peshq këtu”, e pyeti Haradinaj, pronarin e restorantit, sapo mbërriti në vendin e ngjarjes mëngjesin e së premtes.

Detajet e vizitës së Haradinajt në Koshtovë ndiqni në videon e mëposhtme: 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...