Shtohet interesimi i qytetarëve të Mitrovicës për ta mbështetur Vjosa Osmanin për kryeministre

Mitrovica

Shtohet interesimi i qytetarëve të Mitrovicës për ta mbështetur Vjosa Osmanin për kryeministre

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:11
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë është në vlugun më të madh për përgatitjet sa më të mira për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më gjashtë tetor të këtij viti.

Të gjitha strukturat e degës dhe veprimtarët e aktivistët e devotshëm janë të mobilizuar maksimalisht për këto zgjedhje dhe për sensibilizimin e anëtarësisë së gjerë të LDK-së e të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Kryesia e Degës në takimin e mbajtur me kryetarët e nëndegëve ka vlerësuar se se aktiviteti nëpër nëndegë është duke shkuar mirë dhe se interesimi i anëtarësisë për të marrë pjesë në takimet e organizuara është shtuar dukshëm, ashtu sikur edhe gatishmëria e tyre për të dalë në zgjedhjet e gjashtë tetorit dhe për të kontribuar për fitoren e madhe të LDK-së dhe të Vjosa Osmanit si kryeministre e ardhshme.

Ata raportuan për interesimin e madh të qytetarëve që nuk janë anëtarë të LDK-së për të dalë në këto zgjedhje dhe për të mbështetur e votuar LDK-në, pasi që sipas tyre, Vjosa Osmani dhe lista e kandidatëve për deputet e kësaj partie garantojnë një të ardhme më të mirë për vendin dhe qytetarët e Kosovës, të cilët me të madhe i kanë humbur shpresat duke parë se qeveritarët e deritashëm e kanë dëmtuar tej mase shtetësinë e Kosovës me veprimet e tyre antipopullore, kriminale dhe gllabëruese, njofton Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat