Kurti premton investime milionëshe për Mitrovicën

Mitrovica

Kurti premton investime milionëshe për Mitrovicën

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:59
Vetëvendosje e fillon fushatën zgjedhore në Mitrovicë

(E plotësuar) - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka premtuar sot në Mitrovicë, investime milionëshe për shtresat e ndryshme gjatë mandatit të tij qeverisës, ndërsa tha se është momenti i fundit për ta shpëtuar vendin nga politikanët hajnat, të cilët e kanë vendin në burg.

Ai para simpatizantëve të kësaj Lëvizje, u shpreh I bindur në fitoren e VV-së në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa tha se erdhi dita për arsimin, shëndetësinë, studentet, sportin dhe kulturën, etj.

Kurti: Investimet kapitale në arsim do të rriten 160 milionë euro

“Investimet kapitale në arsim do të rriten 160 milionë euro për katër vjetët e ardhshëm, erdhi dita për arsimin. Do të bëjmë sistem shëndetësor të kompletuar me pajisje moderne medicinale dhe që shëron të sëmurët, me rritje investimesh prej 120 milionë euro në mandatin e ardhshëm, erdhi dita për shëndetësinë. Do të ofrojmë 1 mijë bursa për vajzat studente, me prioritet ato që zgjedhin të studiojnë shkencat natyrore she ato teknike, erdhi dita për studentët”, theksoi  Kurti.

Ai premtoi po ashtu punë njëvjeçare për të rinjtë 16 deri 18-vjeç, 8 mijë grante në vlerë 80 milionë euro për të rinjtë që orientohen nga ndërmarrësia në inovacion, çerdhe falas për fëmijë, për sportin dhe kulturën 140 milionë euro dhe të ngjashme.

Lideri i Vetëvendosjes ka potencuar se është momenti i fundit për ta shpëtuar vendin nga politikanët e pangopur, të cilët i quajti hajna dhe për të cilët tha se e kanë vendin në burg.

Kurti: Hajnat në burg - futën duart në magjen e fukarenjve

“Hajnat në burg, veçse edhe plaçka e vjedhur në buxhet të shtetit. Këtyre që i futën duart në magjen e fukarenjve nuk bën t’ua besojmë arkën e shtetit, sepse besë nuk iu zihet... Mashtrimit të tyre iu ka ardhur fundi dhe erdhi dita e Vetëvendosjes, erdhi dita e minatorit, punëtorit, nxënësit, studentit e profesorit, mjekut arsimtarit e grave dhe burrave, të gjithë më 6 tetor ta votojmë numrin 126 dhe ta hapim një kapitull të ri për Kosovën, e me faqe të bardhë për Republikën”, theksoi Kurti.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do ta lëvizë Mitrovicën dhe Trepçën, derisa zgjedhjet e 6 tetorit i quajti referendum për të ardhmen e vendit.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, duke ftuar qytetarët për ta votuar Lëvizjen dhe liderin e saj në zgjedhjet e 6 tetorit, e ka identifikuar Kurtin me patriotin Hasan Prishtina.

Bahtiri: Albin Kurti si Hasan Prishtina

“Unë kam një lutje të fuqishme, më shumë se për vete. T’i ndihmojmë këtij njeriu i cili i ngjan Hasan Prishtinës. Dhe kjo kërkesë imja duhet të futet në çdo vatër tuajën, në çdo shtëpi kudo që jeni”, u shpreh Bahtiri.

Në këtë tubim folën edhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu dhe Faruk Mujka, të cilët thanë se ka ardhur koha për ndryshim dhe me Vetëvendosjen në pushtet, do të ketë mirëqenie më të mirë për qytetarët.

Vetëvendosje e fillon fushatën zgjedhore në Mitrovicë

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në qytetin e Mitrovicës.

Kandidati i VV-së për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur bindjen për fitoren e VV-së në zgjedhjet e 6 tetorit, tha se dita e Vetëvendosjes po vjen dhe se është momenti i fundit për ta shpëtuar vendin nga politikanët e pangopur.

"Hajnat në burg. Këtyre që i futën duart në maxhen e fukarenjëve nuk ju besohet, mashtrimeve të tyre u ka ardhur fundi e erdhi dita jonë, erdhi dita e minatorit, e punëtorit, nxënësit" ka thenë Kurti. 

Ai shtoi se është koha të investohet në arsimim, të ngjallet ekonomia,  ndërsa Lëvizja  do ta lëvizë Mitrovicën dhe Trepçën përpara. 

Ai premtoi investime në fusha të ndryshme gjatë qeverisjes së tij.

"Investimet kapitale në arsim do të rriten për 160 milionë në katër vitet e ardhshme, 120 milionë investime në shëndetësi, 1000 bursa për studentët, 8 mijë grante në vlerë 80 milionë euro për të rinjët, çerdhe falas për fëmijë, për sportin dhe kulturën 140 milionë euro gjatë katër vitet e ardhshme", theksoi mes tjerash Kurti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat