Fushata zgjedhore e LDK-së në Mitrovica po vazhdon fuqishëm dhe me sukses

Mitrovica

Fushata zgjedhore e LDK-së në Mitrovica po vazhdon fuqishëm dhe me sukses

Nga: Hysni Syla Më: 1 tetor 2019 Në ora: 19:07
LDK në Mitrovicë

Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë dhe kryetarët e nëdegëve, kanë vlerësuar si të suksesshëm angazhimin dhe aktivitetet e të strukturave dhe anëtarësisë së LDK-së në fushatën e deritashme zgjedhore për zgjedhjet e gjashtë tetorit për Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Degës, Safet Kamberi, në drejtimin e të cilit u mbajt takimi,ka falënderuar të gjithë të pranishmit, strukturat e Degës, FG dhe FR të LDK-së, aktivistët dhe anëtarësinë e gjerë për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në tubimin e fushatës zgjedhore që është mbajtur të dielën, më 29.09.2019, ku edhe mori pjesë kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, me bashkëpunëtorët e saj dhe veprimtarë tjerë të dalluar të LDK-së.

“Organizimi maksimal i të gjithë strukturave, aktivistëve dhe anëtarësisë së gjerë dha rezultat, pasi që tubimi i fushatës zgjedhore me pjesëmarrjen e Vjosa Osmanit ishte jashtëzakonisht i mirë. U pa qartë se edhe në Mitrovicë ka një entuziazëm të madh për kandidaten më të mirë për kryeministre Vjosa Osmani dhe për fitoren e LDK-së, e cila kësaj radhe do të jetë e madhe. Kemi marrë mirënjohje edhe nga Kryesia e LDK-së në Prishtinë për organizimin e mirë të takimit dhe për pjesëmarrjen e qytetarëve në takim”, tha ai.

Kryetari Kamberi në vazhdim kërkoi nga anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e nëndegëve që të mos ndalen, por të shtojnë angazhimin dhe përkushtimin për të vazhduar aktivitet e fushatës zgjedhore me qëllim që fitorja e LDK-së të jetë sa më bindëse sepse këtë po e paralajmërojnë edhe të gjitha sondazhet e deritashme, ku LDK-ja ka një epërsi të dukshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat