Inspektorët komunal nisin aksionin për kontrollimin e vajit ushqimor

Mitrovica

Inspektorët komunal nisin aksionin për kontrollimin e vajit ushqimor

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:49
Inspektorët komunal nisin aksionin për kontrollimin e vajit ushqimor

Drejtoria e Inspeksionit, respektivisht inspektorët sanitar dhe ata të tregut, gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë një aksion lidhur me kontrollimin e produkteve me origjine bimore të vajrave, që përdoren për gatim dhe të cilat ofrohen në tregun tonë për konsum të qytetarëve.

Me këtë rast inspektorët komunal, në bazë të ankesave dhe dyshimeve të adresuara nga vet konsumatorët, kanë kryer inspektime dhe kështu kanë konstatuar se këto vajra kanë defekte tek kapaku mbyllës i shishes së vajit.

Në bazë të ankesave të konsumatoreve dhe dispozitave ligjore, inspektorët kanë kryer inspektime në teren, me ç’rast kanë marrë masa për ndalimin e shitjes dhe konsumit të këtij produkti deri në vërtetimin e shkaqeve të përmendura më lartë.

Ky inspektim është realizuar nga dyshimi i vet konsumatorit për shkak se në kapakun e këtyre vajrave janë hasur vrima të cilat kanë mundësuar rrjedhjen e tij.

Kështu që janë bllokuar 4 mijë litra vaj në ato subjekte ku është hasur ky lloj i vajit deri në marrjen e veprimeve tjera.

Vajrat e ndaluara nga shitja dhe konsumi të cilat kanë pasur defekte në teknologjinë e paketimit janë të llojit; sara, beta dhe biser.

Inspektorët komunal këtë problem e kanë adresuar edhe tek Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë.

Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me aksione të ndryshme në mënyrë që të ruhet shëndeti dhe mirëqenia për te gjithë qytetarët e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat