Drejtoria e Inspeksionit kontrollon klubet e natës në Mitrovicë

Mitrovica

Drejtoria e Inspeksionit kontrollon klubet e natës në Mitrovicë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 11:13
Drejtoria e Inspeksionit kontrollon klubet e natës në Mitrovicë

Mbrëmë, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Mitrovicës.

Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00, ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit  këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës.

Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej katër subjekte afariste, ku pas inspektimit është kërkuar që  të respektohet Rregullorja Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

Image

Drejtoria e Inspeksionit  do të vazhdoj edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë  rregullat lidhur me  respektimin e orarit zyrtar të paraparë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat