E rrahën me grushte në kokë e fytyrë zyrtarin gjatë zgjedhjeve, ngritet aktakuzë ndaj 3 mitrovicas

Mitrovica

E rrahën me grushte në kokë e fytyrë zyrtarin gjatë zgjedhjeve, ngritet aktakuzë ndaj 3 mitrovicas

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve A.B., I.B., dhe D.B., në drejtim të veprave penale “Pengim i procesit të votimit” dhe “Lëndim i lehtë trupor“.

Ata në ditën e zgjedhjeve në Kçiq i Madh kanë sumluar një zyrtar, me ç`rast kanë penguar procesin e votimit.

“Prokuroria njofton se të pandehurit, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 06 tetor 2019, në shkollën e mesme të ulët të fshatit Kçiq i Madh të Mitrovicës, kanë vepruar në bashkëkryerje me përdorim të forcës ndaj F.K., zyrtar i tavolinës ndihmëse i emëruar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës. Të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin F.K, me ç`rast kanë penguar procesin e votimit, i cili ka rezultuar me ndërprerje të procesit të votimit”

 “Po ashtu, të pandehurit kanë goditur të dëmtuarin F.K., me grushte në kokë, qafë dhe fytyrë, duke rezultuar me ndrydhje të indeve të buta të regjionit pas veshit të majtë, qafës dhe gërvishtje pas veshit të majtë”

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat