Njësia Speciale me aksion bastisjeje në Mitrovicë

Mitrovica

Njësia Speciale me aksion bastisjeje në Mitrovicë

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 08:20
Foto

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion bastisjeje në Mitrovicë në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë.

Lidhur me këto zhvillime, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar rastin, por siç pohoi ai detaje të shumta mund të dëmtojnë zhvillimin e këtij aksioni deri në përfundimin e plotë të tij.

”Një operacion policor është në proces. Për të mos dëmtuar procesin apo pengimin në arritjen e objektivave te Policisë tani nuk mund te japim detaje tjera, por pas përfundimit të këtij aksioni”. është shprehur ai.

Tutje Hoxha bëri të ditur që gjatë ditës do të dalin me njoftime zyrtare rreth gjetjeve që mund të kenë rezultuar nga ky aksion i zhvilluar në Mitrovicë të jugut.

Klan Kosova merr vesh se operacioni po kryhej në disa lokale të natës dhe zona të tjera të ndjeshme mbi dyshimet për mundësi trafikimi me njerëz apo dhe ushtrim prostitucioni.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat