Deklarata skandaloze e Gjuriqit: Mitrovica një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb

Mitrovica

Deklarata skandaloze e Gjuriqit: Mitrovica një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 13:47
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë sot në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës për festën e Shën Mitri (Mitrovdan) ndërsa ka përçuar mesazhe paqeje, solidariteti dhe mbështetje vëllazërore për serbët e Kosovës.

 Ai e ka quajtur qytetin e Mitrovicës si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.

Sipas tij, Mitrovica për serbët është qytet i fitores, forcës së re dhe rezistencës për ekzistimin e tyre këtu.

 Gjuriq: Le të jetë Mitrovica për popullin serb qytet  i fitores

“Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por fillon mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton. Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë më të lumtura e më të lirshme… Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb qytet i fitores, forcës së re, qëndrueshmërisë dhe mënyrës së pashembullt të shpirtit të rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin e serbëve, ashtu siç ka qenë dekadat e fundit”, ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat